Vrioni: Dua golin e parë me Shqipërinë, Moratës i thashë të më mbajë fanellën

Vrioni: Dua golin e parë me Shqipërinë, Moratës i thashë të më mbajë fanellën

Giacomo Vrioni po shkëlqen në Austri, aty ku aktivizohet me skuadrën e Tirol, me të cilët këtë sezon ka shënuar 10 gola, çka solli edhe ftesën e tij në Kombëtare, për dy miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Sulmuesi foli në konferencë për shtyp ditën e sotme, ku deklaroi se dëshiron të shënojë golin e parë me fanellën kuqezi, për të cilin tha se e ka ëndërr.

Jam i lumtur, kur kombëtarja të thërret është gjë shumë e bukur, se përfaqëson popullin tënd, familjen, përfaqëson gjithë Shqipërinë. Është normale të jesh i lumtur dhe do jap maksimumin siç kam bërë gjithmonë në kombëtare.

Sipas meje mendimi për kombëtaren është shumë pozitiv. Skuadra është në nivel të lartë, kemi shumë lojtarë të mirë. Është një gjë shumë e bukur të jem këtu në kombëtare me gjithë këta lojtarë. Është normale që konkurrenca është kudo, në kombëtare dhe në klub. Është një gjë shumë e bukur për Shqipërinë nëse të gjithë sulmuesit shënojnë me ekipet ku luajnë. Ne do stërvitemi, do japim maksimumin dhe pastaj trajneri vendos, kjo është normale.

Objektivi i të gjithë lojtarëve është të bëhen pjesë e kombëtares. Siç thashë edhe më përpara, do bëj maksimumin çdo ditë te klubi im që të marr sërish ftesë tjetër. Kjo është normale. Kjo është ëndrra ime, të gjej golin e parë me kombëtaren. Shpresoj t’ia arrij, është ëndrra ime dhe mund të bëj të lumtur gjithë familjen time.

Nuk e di çfarë do të bëj, janë edhe dy muaj që të mbyllet sezoni. Është një periudhë e gjatë. Të shohim, nuk e di. Shpresoj të mbaroj sezonin duke shënuar më shumë gola dhe duke i dhënë një ndihmë ekipit të Tirolit ku jam tani.

Vrioni zbuloi edhe një bisedë që ka pasur me sulmuesin e Juventusit, Alvaro Morata, me të cilin do të jetë kundërshtar ditën e shtunë.

Mbaj kontakte te Juventusi me disa lojtarë, kam disa shokë aty. Sidomos me Morata, me të cilin do të luajmë të shtunën. Nuk jemi ngacmuar, jemi profesionistë dhe kjo është puna jonë. I kam thënë vetëm të më ruajë fanellën, pasi është një djalë shumë i mirë dhe më ka ndihmuar shumë te Juventusi. Për mua është një nga sulmuesit më të fortë në botë.

Ne do e provojmë ta vëmë në vështirësi Spanjën, është normale. Për ne është një mundësi të shohim se në çfarë niveli jemi do shohim çfarë niveli jemi. Kështu që është normale që do të japim maksimumin që të marrim një rezultat, që t’u japim një gjë pozitive tifozëve që do vijnë në stadium.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy