
Pasi u tërhoqën nga gara për Romelu Lukaku, drejtuesit e Interit kanë hedhur sytë nga objektiva të tjerë në merkato. Zikaltërit janë në kërkim të një sulmuesi dhe alternativat nuk mungojnë. Megjithatë sipas mediave italiane, dëshira e trajnerit Inzaghi është e qartë. Tekniku i Interit kërkon në skuadër, sulmuesin, Alvaro Morata. Inzaghi e pëlqen shumë spanjollin, për karakteristikat e tij fizike, teknike dhe taktike. Për Moratën interes ka shfaqur edhe Roma, ndërsa Atletico Madrid kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.



