
Pjesa e parë e sezonit e ka dëmtuar seriozisht imazhin e Juventusit në Itali dhe Europë . Trainerit Massimiliano Allegri po i kushton çdo javë gjetja e formulave të duhura për ta ridërguar Juventusin drejt sukseseve dhe italiani ka nisur spastrimet . Disa komponentë nuk e kanë bindur 54 vjeçarin , dy prej të cilëve janë Daniele Rugani dhe Alex Sandro .
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’ para disa sezonesh italiani dhe braziliani ishin të domodoshëm tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ por rendimenti i tyre ka lënë për të dëshiruar duke e mbushur kupën dhe aktualisht konsiderohen me një këmbë jashtë ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Merkatoja e dimrit pritet të jetë deçizive për këto lojtarë të cilët e përfundojnë kontratën me torinezët në 30 qershorin e 2023-shit por Juventusi nuk po e suporton situatën delikate të tyre.
Një motiv më tepër për gjigandët e Scudettos janë edhe rrogat e larta të tyre që e ndërlikojnë situatën ekonomike të Juventusit , skuadër që ka rrëshkitur por e ka në dorë për të rikuperuar sa më shumë terren në fazën e dytë të sezonit.
Por ky fakt mund ti luajë kundër Juventusit sepse klubet me emër sigurisht që nuk do të dërgojnë oferta të majme për Daniele Ruganin dhe Alex Sandron sepse nuk i kanë bërë siç duhet detyrat brenda skemave të ishi- të Milanit. Juventusi vijon të mos e ngrejë kokën në Serinë A ku çuditërisht pas 17 javëve renditet në vendin e 6-të dhe në 1/8-tat e Uefa Champions League e pret Villareali , një rival i ndërlikuar që njëkohësisht është kampioni i Europa Leagues në fuqi .



