Reja nuk e aktivizoi ndaj Islandës, zbulohet kërkesa e Interit për Asllanin

Reja nuk e aktivizoi ndaj Islandës, zbulohet kërkesa e Interit për Asllanin

Duket se ka ardhur momenti i Kristjan Asllanit te Interi. Mesfushori shqiptar, pritet të luajë titullar, në sfidën e fundjavës, ku zikaltërit përballen me Romën.

Asllani ishte i grumbulluar me Kombëtaren shqiptar, ku u aktivizua si titullar në sfidën e parë me Izraelin, por çuditërisht nuk luajti me Islandën në “Air Albania”.

Sipas asaj që zbulojnë së fundmi mediat italiane, ka qenë klubi i Interit, që i ka kërkuar trajnerit Reja të mos e aktivizojë lojtarin me Islandën, për të mos rrezikuar ndonjë dëmtim.

Trajneri Inzaghi e shikon si titullar për sfidën me Romën, në vendin e Brozovic dhe nuk dëshironte të rrezikonte ndonjë dëmtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy