Inzaghi: Do e doja stadiumin plot ndaj Milanit, derbin e vendosin motivet dhe episodet

Inzaghi: Do e doja stadiumin plot ndaj Milanit, derbin e vendosin motivet dhe episodet

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Milanit, në derbi. Inzaghi ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, ndërsa shtoi se do të dëshironte që ta shikonte stadiumin plot për këtë sfidë.

Ai tha se në derbi nuk ka favoritë, ndërsa u shpreh se në këtë sfidë, diferencën e bëjnë motivimi dhe episodet.

“Do të jetë një sfidë e vështirë, pasi do të përballemi me kundërshtar të fortë. Derbi është shumë emocional dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Shpresoj që djemtë të jenë me mendje të kthjellët.

E pamë si ndodhi në fazën e parë kur ishim -7 pikë larg tyre. Ngushtuam diferencat. E dimë se çfarë do të thotë derbi për tifozët, por janë ende 15 ndeshje dhe 45 pikë në lojë.

Ne nisëm një rrugëtim të gjithë bashkë me idenë se do të kishte të papritura, të paktën në fillim të sezonit. Kemi punuar që të japim më të mirën dhe nuk duhet të ulim vigjilencën. Përkundrazi, duhet të jemi të fokusuar nga këtu deri në fund.

Do të ishte e drejtë të shihnim ‘San Siron’ plot sepse këto dy skuadra e meritojnë. Në ndeshjen e parë ishim në 75% dhe ishte një atmosferë tjetër.  Shpresojmë që të vijnë lajme të mira së shpejti.

Kemi menaxherë të shkëlqyer dhe një president që është fizikisht me ne në këto moment. Kemi marrë dy lojtarë që mund të na ndihmojnë. Gosensit i duhet kohë, ndërsa Caisedo e kam stërvitur më parë dhe jam i lumtur.

Penalltitë? Ne kemi një listë për këtë gjë dhe Lautaro është goditësi i parë. Ndërkohë janë dhe Calhanoglu dhe Perisic.

Në derbi nuk ka favoritë, aq më shumë në një ndeshje si kjo me dy skuadra shumë të organizuara. Motivimi dhe episodet do bëjnë diferencën.

Mendoj që renditja është e vërtetë. Konsideroj Milanin, Atalantën, Napolin dhe Juventusin, të cilët i konsideroja favorit që në verë. Ka ende shumë pikë në lojë.

E kam parë Lautaron duke u stërvitur mirë, Sanchez më siguroi që ishte në formë. Gosens dhe Correa do të mungojnë.

Herën e fundit kishim ndeshje shumë intensive dhe madje edhe në kohët shtesë. Është e vështirë për ta përshkruar tani, por do të shohim nga energjitë e shpenzuara.  Kemi pasur kohë që ta përgatisim ndeshjet.”, u shpreh Inzaghi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy