Darwin Nunez, nuk po kalon një moment të mirë te Liverpool, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace, nuk i kontrolloi dot nervat, pasi u ndëshkua me karton të kuq.
Sulmuesi uruguaian, goditi me kokë mbrojtësin kundërshtar, Andersen, ndërsa pas kësaj ka kërkuar falje dhe premton se nuk do të ndodhë më.
Jam i vetëdijshëm për sjelljen time të keqe. Jam këtu për të mësuar nga gabimet e mia dhe nuk do të ndodhë më. Më falni të gjithë te Liverpool. Unë do të kthehem.
Në ndeshjen e së hënës, Liverpool nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, i cili është i dyti radhazi në kampionat.



