
Dështimi në sezonet e fundit në Champions League , vijon të impulsojë drejtuesit e Paris St Germain për të dhënë maksimumin gjatë merkatos së verës.
Prej shumë vitesh në ‘’ Parque de Prince ‘’ janë transferuar lojtarë cilësorë por fatkeqësisht ‘’ Les Pariziens ‘’ janë mjaftuar vetëm me trofetë në Francë.
Kuq e blutë me në krye Nasser Al Khelaifin do të tentojnë ta thyejnë njëherë e mirë akullin në turneun më prestigjoz europian për klube duke shfrytëzuar faktin e të qënit një skuadër e mbushur me yje.
Victor Osmihen mbetet një ndër prioritetet e Christophe Galtier për repartin e avancuar dhe sheiku Nasser Al Khelaifi është i gatshëm të plotësojë kërkesën e Aurelio Di Laurentis, i cili për yllin afrikan pretendon 100 milionë euro, por duke qenë se 24 vjeçari ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm i finalizuar me fitimin e Scudettos nga ‘’ Il Partenopei ‘’, shifra mund të arrijë 120 milionë eurot.
Nëse do të vendosë për Paris St Germain, ishi i Lilles do të shëndërrohej në transferimin e dytë më të shtrenjtë pas Neymar Juniorit, lojtar që në të kaluarën u bë pjesë e francezëve për 222 milionë euro.
Për Victor Osmihen, gjithmonë nëse vendos të largohet nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, do të kishte privilegjin e të paturit në ekip yje si Lionel Messi , Kylian Mbappe dhe ishi-n e Barcelonës por fillimisht duhet theksuar se edhe Manchester City dhe Chelsea janë pas dere dhe shpresojnë në akordin me golashënuesin nga Lagos.



