
U luajtën ditën e sotme, dy ndeshje të vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europa League.
Lyon mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, pasi mposhti minimalisht Porton. Një gol i Paqueta, i dha fitoren francezëve, që e kanë më të lehtë për ndeshjen e kthimit.
Përballje spektakolare ishte ajo mes Betis dhe Eintracht Frankfurt, me këta të fundit që triumfuan 1-2 në Spanjë. Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën gjermanët humbën edhe një penallti.



