Ish-lojtari i Interit, Esteban Cambiasso, i cili ka nisur karrierën si trajneri, ka deklaruar se nuk do të drejtojë kurrë Milanin ose Juventusin.
Ky vendim sipas tij vjen për shkak të të kaluarës me ngjyrat zikaltër, për të cilat tha se ka ndjenjë përtakësie të madhe.
Lidhja ime me ngjyrat zikaltër është e tejskajshme. Kam një ndjenjë përkatësie shumë të madhe për fanellën. Nuk do e marr ndonjëherë drejtimin e Milanit dhe Juventusit. Nuk e kuptoj si më bëhet ende kjo pyetje.
Nëse bën trajnerin duhet të mos kesh frikë se mos është një eksperiencë që fshin kujtimet e bukura në fushë. Unë nuk kam.



