
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, për ndeshjen mes Marokut dhe Kroacisë.
Starova deklaroi se ishte një ndeshje e luftuar, të cilën e priste.
Me individë Afrika ka nxjerrë shumë kampionë. Vendi i katër i Marokut ishte rekord dhe shpresojmë për më mirë.
E prisja që të ishte një ndeshje e luftuar deri në fund. Lojtarët e Marokut, bënë disa gabime foshnjarake. Kroacia luajti shumë mirë në fillim. Maroku reagoi dhe e prisja. Portieri i Kroacisë, ishte nga më të mirët, por sot e prishi biografinë. Luajtën dhe luftuan deri në fund, Maroku për pak sa nuk barazoi.



