Titulli kampion, Hajdini: Tirana e ka kalendarin më të vështirë, por i jep qetësi diferenca e pikëve

Titulli kampion, Hajdini: Tirana e ka kalendarin më të vështirë, por i jep qetësi diferenca e pikëve

Gazetari i sportit, Edi Hajdini, bëri një analizë në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, për atë që po ndodh aktualisht në kampionatin shqiptar.

Hajdini deklaroi se do të jetë një garë e fortë për titullin kampion, mes Tiranës kryesuese dhe Partizanit të vendit të dytë, pavarësisht se diferenca mes dy ekipeve është 5 pikë.

Sipas tij, Tirana e ka më të vështirë kalendarin, por diferenca e pikëve i jep qetësi, ndërsa shtoi se nuk janë bardheblutë skuadra që mund të gabojë në këtë fazë.

Po ndodh ajo që është thënë nga fillimi. Një kampionat i paparashikueshëm dhe një garë e fortë opëkreun, ku të dyja skuadrat do të rivalizojnë deri në fund. Tirana me fitoren ndaj Vllaznisë, bëri detyrën dhe ajo që bën më shumë përshtypje është rikthimi i Abazajt, i cili pavarësisht se gjendja e tij fizike nuk është më e mira, i dha fitoren skuadrës. Po justifikon mësë miri besimin e dhënë.

Më të vështirë e ka Tirana kalendarin, por ka avantazhin e pikëve që e mabn më të qetë. 5 pikë diferencë në 6 javë nuk janë pak. Eksperienca ka treguar se skuadrat mund të gab ojnë, por nuk mendoj se është Tirana, skuadra që mund të gabojë në këtë fazë të kampionatit. Katër fitore radhazi nuk janë rastësi.

Kanë një grup të harmonizuar. Shehi mbetet strategu real i këtij ekipi. Ka ditur që atë që ndodh në dhomat e zhveshjes, ta mbajë dhe në sipërfaqe të nxjerrë më të mirën.

3 golat e fundit të Abazajt, i kanë dhënë 6 pikë Tiranës, shumë të rëndësishme. Kjo është ajo që mungon te Partizani. Të kuqtë kanë lënë shumë pikë rrugës, që po i vuan tani. Diferenca me skuadrat e tjera, është e lartë dhe besoj se edhe Vllaznia që e ka stofin për të pretenduar, janë të dorëzuar për titullin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy