Belgjika i jep "leksion" Panamasë (VIDEO)

Belgjika i jep "leksion" Panamasë (VIDEO)

Belgjika ka marrë një fitore të rëndësishme për ecurinë në Kupën e Botës, duke shkatërruar në sfidën e parë të zhvilluar në “Fisht Olympic Stadium” kombëtaren e Panamasë me rezultatin e pastër 3-0.

Një fitore e merituar për belgët të cilën e dominuan totalisht takimin përballë Panamasë e cila ishte e pafuqishme të përballonte sulmet e Belgjikës.

Të tre golat e takimit Belgjika i shënoi në 45 minutat e dyta, ku që në startin e pjesës së së dytë sulmuesi që luan me skuadrën e Napolit, Mertenes realizoi një super gol nga distanca.

Rradha më pas do t’i kalonte bomberit të kësaj kombëtareje, Romelu Lukakut, i cili realizoi një dopietë në minutat 69-të dhe 75-të që vulosi shifrat në 3-0.

Një nisje spektakolare për Belgjikën të cilët shihen dhe si përfaqësuesja që mund të surprizojë në këtë kampionat Botëror pasi ka në ekipet elementë mjaft cilësore dhe të talentuar që kanë bërë sezone mjaft të mira më klubet ku ata aktivizohen.

Pas kësaj fitoreje, Belgjika ngjitet në vendin e parë me 3-pikë, ndërsa Panamaja mbetet në kuotën e 0 pikëve. 

Në këtë grup bëjnë pjesë dhe kombëtaret e Anglisë dhe Tunizisë, që do të përballen me njëra-tjetrën mbrëmjen e sotme.

Më poshtë golat e takimit Belgjikë-Panama. 

Goli i parë i shënuar nga Mertens

Goli i dytë i shënuar nga Lukaku

Goli i tretë i shënuar nga Lukaku

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy