Inter rrit ofertën për Dumfries

Inter rrit ofertën për Dumfries

Largimi i Achraf Hakimit e ka rritur përgjegjësinë tek Interi në funksion të gjetjes së zëvëndësuesit ideal .   Zikaltërit  tashmë me  Simone Inzaghin në stol do të kenë shumë punë për të bërë me qëllimin e justifikimit të titullit të fituar në sezonin e kaluar .  Për këtë arsye   drejtuesit e italianëve  vijojnë me këmbnguljet për të firmosur me mbrojtësin e Psv Eindhoven Denzel Dumfries  për të cilin Interi e ka rritur ofertën deri në 16 milionë euro . 

Paraqitja dinjitoze në Europian e ka  vënë në fokusin e kampionëve në fuqi të  Scudettos të cilët  sipas  ‘ Calciomercatos ‘ nuk mendojnë të sprapsen në lidhje me  25 vjeçarin i cili ka lënë gjurmë në  ‘’ Philips Stadion ‘’.   

Një pjesë e parave nga largimi i Romelu Lukakut tek Chelsea   do ti destinohet në mënyre direkte  afrimit të anësorit potent në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ për  të cilin Interi  lufton prej kohësh .   Problematika e Interit në lidhje me anën ekonomike mbetet prezente dhe domosdoshmërisht i duhet të shesë për tu përforcuar  siç duhet në vigjilie të sezonit të ri , në të cilin e presin sfida shumë interesante si në Itali ashtu edhe në Uefa Champions League .

Mbërritja e mundshme e Denzel Dumfries në Milano do të ishte një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e tij sepse do ti bashkohej një ekipi fitues i cili aspiron për shtimin e trofeve në vitrinë  dhe gjithashtu do të kishte kënaqësinë e të luajturit në Champions  me një ekip që e njeh shumë mirë këtë kompeticion për arsye se e ka fituar tre  herë .

 

 

 

 

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy