Sulejman Starova është shprehur se Italia po bën shumë mirë edhe në sulm, por edhe në mbrojtje. Në emisionin “Euro Zone”, në MCN TV, drejtori i Teutës, është shprehur se tani duhet ta shikojmë Italinë si do paraqitet pas kalimit të grupit.
“Italia ka qenë shumë në mbrojtje gjatë gjithë kohës, këtë herë është ndryshe. Janë shumë mirë edhe para dhe prapa. Grupi paraqitet shumë mirë. Ndeshja e mirë me këta lojtarë, ka vlerat e veta. Konkurrenca në çdo repart, forcon harmoninë e kësaj skuadre. E gjitha kjo nuk të jep garancinë, nëse fiton Europianin apo jo. Pas grupeve të gjitha skuadrat janë të forta. Tani fillojnë surprizat për të gjitha. Nuk je në grup, që po le 1 pikë e rikuperon. Tani po humbe, ikën në shtëpi. Beloti edhe kur Torino ishte shumë afër rënies, punën e tij e ka bërë. Është lojtar i mirë. Problemi është që Itali mund të përballet me Ukrainën, mund ta kalojë, por mund të dëmtohen 2-3 lojtarë. Nëse i ke zëvendësuesit në nivelin e titullarëve, atëherë mund të bësh mirë.”, u shpreh Starova.



