
Pas shumë ulje-ngritjesh tek Chelsea pritet një ndryshim në çdo aspekt në përfundimin e sezonit.
Fokusin kryesor do ta marrë pankina duke qenë se Calum McFarlane nuk po bind.
‘’ Bluve të Londrës ‘’ i duhet një trainer me eksperiencë i cili e njeh rrugën e suksesit.
Prioritet për drejtuesit momentalisht vijon të jetë Xabi Alonso, i cili më së shumti ka spikatur gjatë etapës tek Bayer Leverkuseni.
Ish mesfushori, kampion bote dhe Europe me Spanjën fitoi në të shkuarën Bundesligën me ‘’ Aspirinat ‘’, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë si dhe arriti deri në finalen e Europa Leagues, fatkeqësisht të humbur kundër Atalantës.
Stili i lojës së tij bazohet tek qarkullimi i topit, të qënit një ekip i rrezikshëm në ofensivë dhe gjithashtu shquhet edhe për aspektin taktik.
Në Angli luhet një futboll tejet dinamik dhe presidenti Todd Boehly kërkon një lider për ti rikthyer kryeqytetasit tek titujt.
Numri një i Chelseat i ofron një projekt ambicioz, mbështetje gjatë periudhës së transferimeve dhe në vijimësi mbetet për tu parë se cila do të jetë përgjigjja e trainerit 44 vjeçar.
Pas gjermanëve dhe Real Madridit ndoshta Chelsea do të jetë prova e rradhës në karrierën e Xabi Alonsos.



