
Sulmuesi shqiptar, Eljon Toçi vazhdon të shkëlqejë në Itali, aty ku aktivizohet me të rinjtë e Fiorentinës.
19-vjeçari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës ditën e sotme, duke realizuar golin e dhjetë sezonal me Fiorentinën U-19 në kampionat.
Toçi hapi serinë e golave për skuadrën nga Firence, në fitoren 3-2 ndaj Spal. Në minutën e 14-të, pas një topi të marrë nga e majta, Toçi ia del ta dërgojë në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, që më pas realizoi edhe dy herë të tjera.



