
Duke filluar nga ora 15:00, do të luhet sfida mes Kukësit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e shtatë në Abissnet Superiore.
Verilindorët luajnë në shtëpi dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Triumfi ndaj Laçit, ka rritur optimizmin në kampion kuksian, që tashmë kërkojnë vazhdimësinë.
Megjithatë, përballë është një kundërshtar aspak i lehtë, pasi Bylis është treguar kockë e fortë për të gjitha skuadrat deri tani dhe jo më kot mbajnë vendin e tretë në renditje.
Pak minuta para sfidës, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI – Tafas; Ebert, Ferreira, Ilieski; Ndreca, Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi; Giasi, Berisha, Gabriel Barbosa. Trajner: Enkeleid Dobi.
BYLIS – Teqja; Trumci, Damçevski, Janku, Lorran; Qoshku, Maçolli, Perreira; Antoni Beji, Kaçorri, Lajthia. Trajner: Arian Bellai.



