
Pas largimit të Antoine Griezmann, te Barcelona ia kanë besuar një tjetër francezi fanellën me numrin 7.
Ousmane Dembele, është lojtari që do të mbajë fanellën me numrin 7 te Barcelona. Sulmuesi më herët mbante fanellën me numrin 11, por tashmë me largimin e Griezmann, ka vendosur që të marrë numrin 7.
Ka qenë vetë klubi i Barcelonës që e ka njoftuar diçka të tillë, nëpërmjet një video të postuar një faqen zyrtare.
Vlen të theksohet se Griezmann, u largua në fund të merkatos, teksa vendosi të rikthehet tek Atletico Madrid.



