
Bayerni ka fituar terren në luftën me Barcelonën për Georginio Wijnaldum . Katalanasit prej kohësh shpresojnë në firmosjen me hollandezin por kjo luftë ka marrë një tjetër rrjedhë për shkak të figurës potente të Bayernit. Arsyeja është krejtësisht ekonomike . Krediti i limituar i tyre ia zbeh paksa pretendimet 30 vjeçarit , gjë që nuk ndodh me fituesit e Bundesligës . Sipas Sport1 kontaktet e para ndërmjet gjermanëve dhe hollandezit kanë filluar dhe ulja e Julian Nagelsmann në stol ndoshta do të rezultojë determinante .
‘’ Allianz Arena ‘’ në këtë rast ka fituar disa pikë në krahasim me ‘’ Camp Noun ‘’ por duhet pritur akoma për verdiktin përfundimtar . Fakti i mbarimit të kontratës në 30 qershor me ‘’ The Redsat ‘’ i jep mundësinë për të zgjedhur se cilit projekt do ti bashkohet . Media e lartpërmendur thekson se negociatat e deritanishme favorizojnë rekordmenët e Gjermanisë për arsye të ofertës e cila do ti priste shpresat e ‘’ Los Cules ‘’ për të firmosur me Georginio Wijnaldum .
Një hap që ka ruajtur ekuilibrin e financave të Bayernit është se ka evituar qëndrimin e lojtarëve me paga të larta duke i dhënë një frymëmarrje për prurjet e merkatos .
Favori i ishi-t të Newcastle United në këtë rast është se do ta kishte të sigurtë fitimin e titujve, veçanërisht kampionatin , të cilin Bayerni nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim . Tashmë koha për tu përshëndetur me ‘’ Anfield Road ‘’ po afron për Georginio Wijnaldum dhe mbetet për tu parë se për cilin ekip do të vendosë .



