
Sezoni i katërt në ‘’ Parque de Prince ‘’ po demostron qartazi se Fabian Ruiz mbetet një ndër më të mirët në Europë.
Spanjolli ka ditur të bëjë krenar trainerin Luis Enrique dhe ka dhënë një kontribut të çmuar tek Paris St Germain.
Natyrisht pretendentët për ishi-n e Real Betisit s’kishin si të mungonin dhe në fakt tanimë drejtuesit e Galatasaray-t synojnë të përfitojnë shërbimet e tij.
29 vjeçari e përfundon kontratën me fituesit në fuqi të Champions Leagues në 2027-tën por duke qenë se nuk ka rinovuar ende turqit kanë një lloj avantazhi.
Sipas ‘ As ‘, drejtuesit e Galatasaray-t me në krye trainerin Okan Buruk ja kanë hapur dyert e ‘’ Ataturk ‘’ por rëndësia në 11-shen e ‘’ Luchos ‘’ shikohet si pengesë për realizimin e kësaj marrëveshjeje.
Përpos kryeqytetasve, edhe tek kombëtarja ‘’ La Furia Roja ‘’ Fabian Ruiz ka treguar se mbetet një ndër referentët e mesfushës, i cili në sezonin aktual numëron 2 gola në 21 sfida.
Jo vetëm për Fabian Ruiz por edhe çdo lojtar tjetër pjesa e dytë e sezonit konsiderohet determinante duke qenë se jemi pak muaj larg Botërorit i cili do të zhvillohet në tre shtete, Kanada, Amerikë dhe Meksikë.



