Chiellini drejt largimit nga Juventus

Chiellini drejt largimit nga Juventus

Mbrojtësi Giorgio Chiellini me shumë mundësi është duke kaluar muajt e fundit tek Juventusi .  36 vjeçari  ka vendosur për të mos e zgjatur kontratën  përtej 30 qershorit me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’  për të provuar një tjetër eksperiencë.  Bardhezinjtë kanë nevojë për një reformim të menjëhershëm sepse ky sezon ka rezultuar për tu harruar për arsye se i  ka nxjerrë  jashtë objektivave torinezët.  I konsideruar si një referencë absolute si e Juventusit në veçanti  ashtu edhe e Serinë A në përgjithësi përgjatë shumë viteve sipas Calciomercatos e ardhmja e  lojtarit nga Pisa lidhet me nje kalim në Major League Soccer , kampionat që është një destinacion i  preferuar për figura të tilla .   Me një eksperiencë të madhe mbi supe  Giorgio Chiellini mbetet  pa asnjë dyshim një legjendë e juventinëve sepse në 16 sezone ka fituar  trofe të panumërt  dhe vlerësohet maksimalisht  në insitucionin torinez.  Pavarësisht se  është ende herët për të dhënë një verdikt me konkret ,  pistës së Amerikës i është shtuar edhe ajo e  Arabisë Saudite duke i shkaktuar një kënaqësi të veçantë italianit  .   Me shumë mundësi Giorgio Chiellini do të jetë një ndër rastet e shumta që është drejt  marrjes së  vendimit për tu larguar nga skuadra e zemrës për të provuar veten në një kampionat me një nivel shumë më inferior në krahasim me Calcion .  Ky sezon si për të ashtu edhe për  Juventusin nuk ka rezultuar i duhuri sepse janë mposhtur pas 9 sezoneve  nga kundershtarët e Interit . Major League Soccer ka hedhur hapa të vlefshëm në kuptimin e progresit dhe përgjatë kohës ka fituar një popullaritet të madh në mbarë globin.  Duke anashkaluar paksa imazhin e përparuar   të tilla kampionate kanë edhe një peshë të konsiderueshme në aspektin ekonomik , arsye që vazhdon të tërheqë   shumë lojtarë që kanë lënë gjurmë në Europë .  Nëse referenti kryesor i mbrojtjes së Juventusit do të marrë rrugën e gjatë për në Amerikë do të theksonte  një ndër transferimet më tërheqëse të merkatos  në lidhje me lojtarët që janë drejt fundit të karrierës . Nën drejtimin e ish shokut të skuadrës mbrojtësi potent ka mbajtur veshur fanellën bardhezi në 21 ndeshje gjatë këtij sezoni  dhe i mbetet të presë datën e përfundimit të kontratës për ti dhënë lamtumirën përfundimtare të famshmit ‘’ Allianz Stadium ‘’.

 

          

 

         

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy