Juventus, sfidë Barcelonës për Jorginhon

Juventus, sfidë Barcelonës për Jorginhon

Orët e fundit ka hyrë në garë një rival i sikletshëm i Barcelonës për mesfushorin Jorginho.

Juventusi do të tentojë ta rikthejë në Serinë A, duke patur parasysh se braziliani e përfundon kontratën në ‘’ Stamford Bridge ‘’ në 30 qershorin e 2023-shit.

E ardhmja tek Chelsea mbetet në pikpyetje dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të kërkojë të mposhtë katalanasit për 30 vjeçarin. Skenari mund të ndryshojë duke filluar nga 1 janari i 2023-shit dhe sipas ‘ Sport ‘ , italianët kanë menduar një ofertë prej 6 milionë eurosh për ishi-n  e Napolit. 

Gjithsesi, ‘’ Blaugranët ‘’ s’duhen nënvlerësuar kurrsesi sepse shquhen si një ndër protagonistët e çdo merkatoje , marrë shkas edhe nga momenti aktual i vështirë i tyre.

Parashikohet një duel gjigandësh dhe fituesi me shumë gjasa do të jetë ai ekip, drejtuesit e të cilit do të jenë më bindës gjatë negociatave për fantazistin e lindur në Imbituba.

Në rastin e një kalimi në Primera Division do të ishte eksperienca e tretë e Jorginhos ndër pesë kampionatet e elitës në Europë , sigurisht sukses mëse i merituar për arsye të kontributit të dhënë ndër vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy