
Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka pranuar momentin kritik që po kalon skuadra e tij, e cila është pretendente për të rënë në një kategori më poshtë. Tekniku i kuqebluve tha se “shkodranët ndodhen në një situatë, ku iu duhet të ringrihen për të dalë nga humnera, pasi ndodhen buzë saj”.



