
Përfundimi i kontratës me Juventusin në 30 qershor, është pasuar me interesin e disa klubeve me Adrien Rabiot.
Mesfushori prej kohësh po tentohet nga pretendentë serioze, për të cilin do të zhvillohet një duel interesant në Premier League.
Francezi është titullar në 11-shen e Massimilliano Allegrit por s’përjashtohet mundësia se mund të largohet nga torinezët gjatë merkatos së verës.
Për këtë arsye Newcastle dhe Arsenali do të masin forcat për 28 vjeçarin, pa harruar se edhe Barcelona dhe Atletico Madridi do të tentojnë të përfitojnë shërbimet e tij.
Si për ‘’ Los Cules ‘’ ashtu edhe për ‘’ Los Colchoneros ‘’, ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe bardhezinjtë konsiderohen rivale të vështirë për tu mposhtur, sidomos këta të fundit, momentalisht klubi më i pasur i botës.
Është sezoni i pestë për ishi-n e Toulouses në ‘’ Allianz Stadium ‘’, i cili e ka rritur ndjeshëm nivelin në kohët e fundit dhe ndoshta do të ketë fatin të provojë veten tek një ndër kampionatet më të rëndësishëm të Europës.
Adrien Rabiot ende nuk e ka arritur rinovimin e kontratës me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ dhe ky është një sinjal se mund ti braktisë ish rekordmenët e Serisë A gjatë merkato së verës.



