Dybala afër Interit

Dybala afër Interit

Çështja ‘’ Dybala ‘’ po bëhet çdo ditë edhe  më e vështirë për Juventusin dhe me të drejtë Interi është afruar akoma më shumë me argjentinasin.

Transferimi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të ishte një goditje e fortë për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ sepse zikaltërit janë rivali për tu mundur në Scudetto dhe në këtë situatë do të ishte akoma edhe më i vështirë të hidhej pas krahëve . 

Në 30 qershor finalizon kontrata e ‘’ La Joyas ‘’ në Torino pavarësisht se bardhezinjtë e kanë një fije shprese se do të mund ta rikthejnë gjithçka në favorin e tyre por me këto zvarritje akordi largohet edhe më shumë.

 Megjithatë skuadra nga Milano do të ketë Manchester United dhe Atletico Madridin si kundërshtarë, fakt që nuk lë vend për entuziazëm për vetë rrjedhën e merkatove që në të shumtat e rasteve kanë rezultuar surprizuese. 

Beppe Marotta , drejtori sportiv i Interit e ka bërë të qartë se italianët nuk do të ndalen deri sa të firmosin me golashënuesin kordobez i cili është një specialist në metrat e fundit dhe shkakton frikë për çdo skuadër .

Europa është ende larg për Interin në lidhje me fitimin e kompeticioneve të rëndësishme por ëndërra vijon po e njëjta e cila po shoqërohet me intensitetin në merkato, aty ku Simone Inzaghi duhet të tregojë veten dhe ti vijë në ndihmë një skuadre që do të mbahet mend gjatë sepse ishte e vetmja pas 9 viteve që uli nga froni Juventusin , me Antonio Conten në stol.

Pozicionet kanë ndryshuar lider por uria për sukses bëhet edhe më e madhe pavarësisht se kohët e fundit ishi i Palermos ka lënë për të dëshiruar për shkak të dëmtimeve , fakt që i bashkohet një rendimenti të përgjithshëm të juventinëve që është ende larg të kaluarës brilante .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy