Starova: Sylvinho ka punuar me kokat e futbollit botëror, më ngroh fakti që do jetojë në Tiranë

Starova: Sylvinho ka punuar me kokat e futbollit botëror, më ngroh fakti që do jetojë në Tiranë

Sulemjan Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

Starova u shpreh se braziliani është një personalitet dhe shtoi se ka punuar me kokat e futbollit botëror. Ai tha se e ngroh fakti se trajneri do të vijë dhe do jetojë në Tiranë.

Ky është një personalitet. Një ish-lojtar shumë i mirë. Një njeri që ka punuar me kokat e futbollit botëror. Ajo që më ngroh më tepër, është se plusi më i madh është që ai do të vijë dhe do të rrijë në Tiranë. Kjo tregon se është i përkushtuar.

Ka CV shumë të mirë, ka përkushtimin që është i rëndësishëm. Lojtarët e rinj që kemi, duhet të aktivizohen atje ku janë. Nuk dua të dëgjoj paragjykimet për trajnerin e ri, t’i urojmë suksese dhe presim rezultatet tani. Edhe Reja kishte rezultatet e veta. Sylvinho tashmë duhet të krijojë grupin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy