Verratti, i vetëofrohet Barcelonës

Verratti, i vetëofrohet Barcelonës

  Pavarësisht aspektit ekonomik jo në lartësinë e duhur, tek Barcelona po punohet fuqimisht për lëvizjet gjatë merkatos së verës.

‘’ Los Cules ‘’ janë ndjeshëm të limituar por gjithsesi përpjekjet vazhdojnë.

Sipas ‘ Mundodeportivos ‘, Marco Verrati është bërë pjesë e projektit ambicioz në orët e fundit, kryefjala e të cilit lidhet me fitimin e titujve në të ardhmen.

Italiani mbron ngjyrat e  Al Arabi në ligën e Katarit por problemi për spanjollët është rroga e tij. Sigurisht ky fakt thekson një barrierë për katalanasit, të cilët janë gjendur në këtë situatë gjatë merkatove në vitet e fundit.

Në të kaluarën transferimi në ‘’ Camp Nou ‘’ dështoi pikërisht për arsye të pretendimit të Paris St Germain por tashmë historia ka ndryshuar pasi ishi i Pescaras i është vetëofruar ekipit i cili bëri ligjin në futboll.

Tashmë me 31 vite mbi supe italiani e ka fituar eksperiencën e mjaftueshme për të përfaqësuar një tjetër ekip të famshëm, në rastin konkret një pretendent në çdo sezon për të shtuar trofetë në vitrinë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy