
Kritikat e shumta në drejtim të Eder Militaos i përkasin të kaluarës. Me kalimin nga Porto tek Real Madridi braziliani ka treguar se mund të jetë pjesë e çdo skuadre në kontinentin e vjetër. Niveli i treguar në çerekfinalet kundër Liverpoolit ishte një demostrim se Zinedine Zidane nuk ka gabuar aspak me transferimin e 23 vjeçarit në "Santiago Bernabeu". Frenimi i pikave më të forta të sulmit të "The Reds" si Salah, Mane dhe Jota e ka lënë të impresionuar "Zizoun" që tashmë do të ketë detyrën e bindjes së tij sepse për Eder Militaon janë shfaqur në horizont Milani, Napoli dhe Inter. 50 milionë eurot e derdhura në arkat e gjigantëve të Portugalisë në merkaton verore të 2019-s kanë arritur të justifikohen ashtu siç duhet nga rendimenti i shfaqur nga mbrojtësi i lindur në Sao Paolo duke i krijuar lehtësi evidente "Los Blancos" për të rezistuar në kundrasulmet e kundërshtarëve.
Karakteristikat e Eder Militaos cilësohen si një sukses i sigurtë për të ardhmen sepse është një lojtar shumë potent sidomos në luftën një kundra një dhe ka krijuar një lloj stabiliteti për kryeqytetasit në ndeshjet e zhvilluara. Kalimi në gjysëmfinale i Real Madridit i ka dhënë për të kuptuar drejtuesve me në krye bosin Florentino Perez se duhet të bëjnë gjithçka për të evituar largimin e komponentëve kryesorë të të famshmit "Zizou" sepse do të shënonin një autogol.
Pavarësisht se Eder Militao mbetet një lojtar i domosdoshëm për francezin, Inter, Milan dhe Napoli parashikohet se do të bëjnë tentativat e tyre për të bindur vetveten se deri ku mund ta kenë limitin. Ishi i Portos ka zhvilluar 11 takime gjatë këtij sezoni dhe rendimenti i shkëlqyer në çdo ndeshje e ka pozicionuar me merita të plota në një ndër mbrojtësit më e mirë në qarkullim.



