Shpërthen makina në flakë pas aksidentit, vdes futbollisti i Premier Ligës

Shpërthen makina në flakë pas aksidentit, vdes futbollisti i Premier Ligës

Ish-futbollisti i disa skuadrave në Angli, Jlloyd Samuel ka ndërruar jetë me makinën e tij “Range Rover”, kur është përplasur nga një kamion, në rrugët Warrington.

Zjarrfikëset, policia si dhe një helikopter kanë shkuar me emergjencë në vendin e ngjarjes, por gjithçka ishte e kotë.

Siç raportojnë dëshmitarët, ai ka tentuar të thyejë xhamat e makinës, teksa makina kishte shpërthyer në flakë.

Sipas raportimeve, ai po kthehej për në shtëpi pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë.

"Ne kemi marrë disa lajme të tmerrshme që ish-mbrojtësi kombëtar dhe ish-lojtari i Aston Villa dhe Bolton Wanderers, Jlloyd Samuel vdiq në një aksident me makine këtë mëngjes në Angli,"-thuhet në deklaratën e Shoqatës së Futbollit të shtetit afrikan. 

Samuel u lind në Trinidad Tobago dhe u rrit në Londër. Hapat  para të karrierës i nisi tek Senrab, klub që prodhoi emra të famshëm duke përfshirë John Terry dhe Sol Campbell, si dhe West Ham, Bolton dhe Charlton. 

37-vjeçari luajti për nëntë vjet tek Aston Villa, ku bëri 169 paraqitje të Premierligës dhe përfaqësoi Anglinë tek skuadrat e moshave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy