
Gjatë merkatos së verës tek Real Madridi priten ndryshime.
Drejtuesit dhe traineri Alvaro Arbeloa do të fokusohen më së shumti tek përforcimi i mesfushës, një repart të cilin akoma nuk e kanë të konsoliduar.
Shumë emra kanë qarkulluar në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ dhe listës i është bashkuar edhe ai i James Garner.
25 vjeçari është një lojtar stabël tek Evertoni dhe po zhvillon sezonin e katërt në ‘’ Goodison Park ‘’.
Anglezi është formuar në akademinë e Manchester United i cili besohet se do ta analizojë me kujdes interesin e ‘’ Galaktikëve ‘’.
Momenti aktual është një ndër më të mirët në karrierë për James Garner i cili duhet ti bëjë mirë llogaritë për vijimësinë në fundin e sezonit.
Para pak kohësh ka debutuar edhe me kombëtaren e ‘’ Tre Luanëve ‘’, ç’ka do të thotë se është në rrugën e duhur.
James Garner shquhet për adaptimin në disa pozicione të mesfushës, gjithashtu edhe për formën fizike të cilën sigurisht duhet ta kesh në nivelin optimal në një futboll si ai anglez.
Si për ishi-n e Manchester United ashtu edhe për çdo lojtar tjetër pjesa e mbetur e sezonit do të jetë shumë e rëndësishme duke qenë se edhe pak muaj fillon Botërori dhe synimi i tij është grumbullimi nga traineri Thomas Tuchel.
3 gola në 34 sfida numëron nxënësi i David Moyes, loja e të cilit vijon të impresionojë, në një ndër ligat më prestigjoze të kontinentit të vjetër.



