
Atalanta ka regjistruar fitoren e radhës në Serie A, teksa ditën e sotme ka mposhtur me rezultatin 1-0 Fiorentinën në shtëpi.
Bergamaskëve i ka mjaftuar goli i Lookman në minutën e 59-të, për të marrë tre pikë të arta.
Atalanta arrin Napolin në krye të renditjes, teksa ndajnë vendin e parë me nga 20 pikë.
Ndërkohë Fiorentina mbetet në vendin e 11-të me 9 pikë.



