Gabriel Jesus, drejt largimit nga Arsenal

Gabriel Jesus, drejt largimit nga Arsenal

Ulje-ngritjet e shpeshta të Gabriel Jesus tek Arsenali si duket do të finalizohen me largimin nga ‘’ Emirates ‘’. 

Tek një ekip si ‘’ Topchinjtë ‘’ çdo gabim kushton shtrenjtë dhe sulmesi është i ndërgjegjshëm për këtë fakt.

 Protagonizmi tek kryeqytetasit është zbehur dhe natyrisht Mikel Arteta ka mbetur i pakënaqur.

 Londinezët shquhen si një kandidat potencial për ta fituar Premier Leaguen por humbja e terrenit në repartin ofensiv mbetet një shqetësim për numrin një të stolit. 

Traineri spanjoll gjithmonë ka synuar të kombinojë eksperiencën me talentin për ti shëndërruar ‘’ The Gunners ‘’ në ekipin e dikurshëm i cili bënte ligjin jo vetëm në Angli. 

Prioriteti për 28 vjeçarin është të qënit i rëndësishëm në 11-she dhe statistikat e vakëta prej 8 golash në 24 sfida në sezonin aktual lënë vend për dyshime. 

Flitet se një opsion është rikthimi tek Palmeiras, aty ku e filloi karrierën si profesionist. 

Ndoshta golashënuesi do të largohet nga 13 herë kampionët e Premier Leagues si i huazuar, me përfshirjen e opsionit të blerjes përfundimtare të kartonit, gjithmonë nëse do të jetë në lartësinë e duhur. 

Për gjigandët e Brasileiraos do të ishte një goditje cilësore në merkato sepse do të rikthenin në ‘’ Allianz Parque ‘’ një ndër më premtuesit e dalë nga akademia, i cili prej nëntë sezonesh aktivizohet në Europë. 

Sfidat vijuese parashikohen edhe më të vështira për skuadrën angleze dhe me këtë ritëm Gabriel Jesus nuk e ka aspak të sigurtë qëndrimin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy