Pires: Messi dhe Neymar janë qaramanë, edhe unë jam kritikuar

Pires: Messi dhe Neymar janë qaramanë, edhe unë jam kritikuar

Neymar dhe Leo Messi, u larguan nga PSG në merkaton e verës, një skuadër ku nuk ruajnë kujtime të mira, pas problemeve që kishin me tifozerinë. Këtë e kanë pranuar edhe vetë dy lojtarët, pas largimit nga kryeqyteti francez.

Ish-futbollisti francez, Robert Pires, nuk është kursyer ndaj këtyre dy lojtarëve, të cilët i quan qaramanë. Pires tha se gjatë kohës kur u transferua tek Arsenali edhe ai u kritikua, por kjo është pjesë e lojës.

I quaj qaramanë. Nëse je profesionist duhet të dish si ta përballosh presionin. Kur ti je mirë atëherë merr meritat që të takojnë dhe kur nuk je atëherë është pjesë e lojës. Të gjithë ne jemi kritikuar, unë i pari. Kur arrita tek Arsenali, të tjerët thonin: ‘Kush është? Ka ardhur për të zëvendësuar Overmars, ta shpif’. Gjithsesi unë punova fort dhe çdo gjë mu shpërblye.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy