Mats Hummels, afër Romës

Mats Hummels, afër Romës

Tentativat e njëpasnjëshme të drejtuesve të Romës për të formuar një ekip vijojnë, me objektivin e ndryshimit të historisë së kësaj skuadre, në Itali dhe jo vetëm.

‘’ Verdhekuqtë ‘’ nën drejtimin e një legjende si Daniele de Rossi janë drejt arritjes se një tjetër objektivi.

Mats Hummels i Borussia Dortmundit është afër kalimit në ‘’ Olimpico ‘’, marrëveshje e cila është arritur por mungon vetëm zyrtarizimi.

35 vjeçari gëzon një eksperiencë të gjatë me dy ekipe shumë të rëndësishëm në Bundesligë siç janë Bayern Muncheni dhe ‘’ Verdhezinjtë ‘’, i cili thuhet se do të përfitojë një rrogë prej dy milionë eurosh e gjysëm në sezon tek kryeqytetasit.

Megjithatë, kjo shifër mund të shënojë rritje në varësi të arritjes së objektivave, tek një ekip me shumë traditë, i cili po tenton medoemos për të rikuperuar terrenin e humbur në sezonet e fundit.

Duhet kujtuar se Mats Hummels refuzoi Real Sociedadin dhe Mallorcan gjatë merkatos verore dhe ka zgjedhur një kampionat që spikat për aspektin fizik dhe atë taktik.

Eksperienca mbi supe është një plus për ish kampionin e botës me Gjermaninë në 2014-tën, për të cilin tifozeria e zjarrtë e Romës është entuziazmuar ndjeshëm.

Duke qenë se konsiderohet një ndër kampionatet më të vështirë të kontinentit të vjetër, mbetet për tu parë se si do të adaptohet Mats Hummels, prezenca e të cilit sigurisht do ti japë një lloj sigurie prapavijës së italianëve, ekip që në të kaluarën tregoi potencialin edhe në Europë, me fitimin e Conference Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy