Alvaro Morata pritet të lojtari i ri i Milanit. Pas fitimit të Europianit me Spanjën, sulmuesi po bëhet gati të nisë një aventurë të re në karrierë.
Sipas asaj që raportojnë në Itali, Milani do të paguajë klauzolën e 13 milionë eurove tek Atletico Madrid dhe ka gati një kontratë 4-vjeçare për Moratën.

Sulmuesi ka dhënë miratimin dhe pritet të mbërrijë në Itali në ditët e ardhshme për të firmosur dhe për të zyrtarizuar gjithçka.



