
Ecuria shumë e mirë e Marc Casados në rradhët e Barcelonës është shoqëruar me interesin e një klubi me emër në La Liga. Flitet për Atletico Madridin, drejtuesit e të cilit po monitorojnë edhe Ederson të Atalantës.
Diego Simeone e konsideron një prioritet përforcimin e mesfushës dhe këmbngulja është shtuar në orët e fundit.
‘’ El Cholo ‘’ e njeh shumë mirë këtë repart dhe e konsideron 22 vjeçarin e rritur në akademinë e ‘’ La Masias ‘’ të duhurin për vijimësinë.
Presidenti i ‘’ Los Colchoneros ‘’ Enrique Cerezo po e mendon edhe huazimin e spanjollit me opsionin e blerjes së detyrueshme të kartonit dhe flitet se shifra mund ti arrijë 30 milionë eurot.
‘’ Los Rojiblancos ‘’ shquhen si një kockë e fortë në Primera Division dhe jo vetëm dhe në fakt një transferim i Marc Casados në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mund t’ia ndryshojë perspektivën për të ardhmen.
Sezoni i katërt në ekipin e parë të ‘’ Blaugranëve ‘’ po vijon me ritmin e duhur dhe deri më tani numëron 19 sfida dhe 1 asist.



