Kukësi ka zyrtarizuar një afrim në sulm. Nicolai Solodovnicov, ka firmosur me skuadrën verilindore dhe menjëherë ka bërë debutimin ndaj Egnatias, sfidë të cilën e nisi nga minuta e parë.
23 vjeçari, i lindur në Moldavi, vjen te Kukësi nga kampionati moldav nga ekipi i Floresti!
Njoftimi i klubit:
Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
23-vjeçari, i lindur në Moldavi! Vjen te Kukësi nga kampionati moldav nga ekipi i Floresti!
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Nicolai Solodovnicov shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Nicolai.



