
Në orët e fundit, drejtuesit e Real Madridit kanë filluar tratativat për tu përforcuar me talentin e Club Brugges Antonio Nusa. 18 vjeçari u transferua nga Stabaek tek belgët në 2021-shin dhe me kalimin e kohës është shëndërruar në një referencë në majën e sulmit. Përveç ‘’ Los Merengues ‘’ , edhe në Premier League do të zhvillohet një sfidë e ashpër ndërmjet Manchester City-t , Manchester United , Chelseas dhe Liverpoolit. Vlera aktuale e Antonio Musas në merkato arrin 30 milionë eurot, kontrata e të cilit me belgët skadon në 2027-tën. Deri më tani nordiku numëron 10 sfida , 1 gol dhe 2 asiste , 4 prej tyre në Jupiler Pro dhe 6 në eleminatoret e Conference Leagues .



