Chelsea, objektiv në La Liga

Chelsea, objektiv në La Liga

La Liga në çdo merkato qoftë dimërore apo verore i ka shërbyer si destinacion shumë ekipeve për tu përforcuar.

Ky kampionat është një ndër pesë më të rëndësishmit e Europës, aty ku niveli është shumë i lartë dhe rivaliteti ashpërsohet me kalimin e kohës.

Megjithatë, në këtë aspekt jo vetëm ekipet e elitës kanë spikatur lojtarë por edhe tek ato mesatare.

Tek Getafe është Christantus Uche ai që po impresionon dhe tashmë i kanë trokitur në derë drejtuesit e Chelseat.

‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë në një fazë rindërtimi, me Enzo Marescan në stol dhe krerët e klubit synojnë pa dyshim rikthimin sa më shpejt tek titujt.

Nigeriani vijon të jetë shumë i rëndësishëm në skemat e trainerit Jose Bordalas dhe numri një i stolit të kryeqytetasve ka vënë re disa cilësi, si përshembull shpejtësia, vizioni për lojën dhe mënyra se si finalizon.

Gjithashtu kapaciteti për tu adaptuar në situata të caktuara gjatë ndeshjeve vlerësohet nga Enzo Maresca, për të cilin Chelsea do të masë forcat me të tjerë ekipe.

Flitet se shumë shpejt manjati Todd Boehly do ta bëjë publike ofertën për afrikanin, të cilit mund ti ndryshojë e ardhmja, në aspektin sportiv dhe ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy