Agnelli drejt largimit, kushëriri pritet ta zëvendësojë te Juventusi

Agnelli drejt largimit, kushëriri pritet ta zëvendësojë te Juventusi

Dështimi për të krijuar Superligën europiane ka ulur shumë figurën e Andrea Agnelli-t, presidentit të Juventusit, për të cilin flitet se tani do largohet edhe nga bardhezinjtë. Thashetheme të tilla qarkulluan edhe mbrëmë pavarësisht se Juventusi i mohoi, por duket se ka diçka përtej kësaj. Madje në skenë kanë filluar të dalë edhe zëvendësuesi i tij.


Sipas “Corriere della Sera”, zëvendësuesi i Anjelit mund të jetë një kushëri i tij i quajtur Alesandro Nasi. Sipas të përditshmes italiane, Nasi u rrit me urrejtje sepse ishte gjatë gjithë kohës nën hijen e kushëririt të tij Anjeli dhe tani mund të jetë pikërisht momenti i suksesit të tij.


46 vjeçari është një biznesmen i suksesshëm teksa pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Shtet e Bashkuara, dhe ka marrë mësime në “Ëall Street”. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditën në vazhdim, por krisjet e para Brenda familjes kanë filluar.


Ndërkohë Nasi është  partner në biznes dhe me ish-gruan e portierit të Juventusit, Xhianluigji Bufon, Alena Seredova me të cilën portieri ka dhe dy fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy