Magani fiton gjyqin, Disiplina i vendos ultimatum Besës

Magani fiton gjyqin, Disiplina i vendos ultimatum Besës

Komisioni i Disiplinës i mbledhur ditën e sotme, ka zbuluar vendimet në lidhje me javën që lamë pas në futbollin shqiptar dhe jo vetëm. Në sy bie menjëherë ultimatumi i dhënë për Besën e Kavajës, për të shlyer borxhet ndaj trajnerit Gugash Magani dhe Klodjan Dervishi. Këta të fundit kanë fituar gjyqin me kavajasit, për shkak se nuk janë shlyer ende plotësisht për kohën kur ishin në stolin e verdhezinjve, Magani si trajner, ndërsa Dervishi zëvendëstrajner.

Në të tilla kushte, klubi i Besës duhet të shlyejë borxhin ndaj dy trajnerëve dhe për këtë i është dhënë ultimatum për 30 ditë. Në rast se brenda këtij afati kohor nuk realizohet pagesa, atëherë klubi rrezikon dënim të rëndë.

VENDIMET E DISIPLINËS:

  1.  Lojtari i Akademia AAS U-19, Andi Jahja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KS Kastrioti U-19, Armando Zeli, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF Egnatia U-19, Aleksander Dedej, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/a dhe 48/1a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i Labëria Fc U-19, Ali Jazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i FC Lushnja U-19, Endi Gjyla, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i JA Tirana U-17, Adriatik Mici, për sjellje josportive ndaj zyrtares së ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i KS Luftëtari U-15, Aleksander Qiqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KS Luftëtari U-15, Xhejni Kashah, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. KS Luftëtari U-15, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  10. Pranimin e kërkesës së kërkuesit, Gugash Magani. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 38, datë 04.12.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  11. Pranimin e kërkesës së kërkuesit, Klaudian Dervishi. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 37, datë 27.11.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy