Partizani B, fiton finalen përballë Sopotit ngjitet në Kategorinë e Parë

Partizani B, fiton finalen përballë Sopotit ngjitet në Kategorinë e Parë

Partizani B ka fituar finalen e “play-offit” e luajtur në “Elbasan Arena” përballë skuadrës së Sopotit. 

Të kuqtë e drejtuar nga tekniku Genc Tomorri fituan me rezultatin e thellë 4-1 duke e dominuar përgjatë gjithë 90-minutave këtë sfidë, duke u ngjitur zyrtarisht dhe në Kategorinë e Parë. Pjesa e parë  e ndeshjes përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, ndërsa në të dytën të kuqtë ndryshuan totalisht duke shënuar katër gola.

I pari që hapi serinë e golave ishte Ardit Jupaj I cili ishte dhe autori I dy golave në këtë sfidë, ndërsa dy të tjerët u shënuan nga Ismaili dhe sulmuesi që luan dhe me ekipin  e parë Jurgen Vatnikaj.

Ndërkohë goli I vetëm për skuadrën e Sopotit e shënoi Polisi në minutën e fundit të ndeshjes.

Një sezon fantastik dhe për ekipin e dytë të Partizanit, siç është Partizani B duke premtuar se e ardhmja e këtij klubi është e artë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy