Luis Enrique, afër qëndrimit tek Paris St Germain

Luis Enrique, afër qëndrimit tek Paris St Germain

Rezultati bindës 0-3 në ndeshjen e djeshme kundër Red Bull Salzburgut, e vlefshme për Champions Leaguen duket se e ka ndryshuar situatën e Luis Enriques tek Paris St Germain.

Dihet se asturiani rrezikonte ndjeshëm qëndrimin në ‘’ Parque de Princes ‘’ për arsye se objektivi kryesor i Nasser Al Khealifit është fitimi i këtij kompeticioni, edhe pse rrugëtimi i kryeqytetasve deri më tani ka rezultuar me shumë ulje-ngritje.

Pas këtij hapi të hedhur, presidenti nga Katari u shpreh kështu gjatë një interviste:

“ Besoj tek Luis Enrique. Po mendojmë një projekt ambicioz për të ardhmen dhe dëshirojmë të vijojë këtu. Eshtë një ndër trainerët më të mirë në botë ‘’, finalizoi numri një i ‘’ Les Pariziens ‘’.

Megjithatë, referuar vijimësisë manjati nuk la pa komentuar edhe dy ndeshjet vijuese, respektivisht kundër Manchester City-t dhe Stutgartit:

“ Na mbeten edhe dy finale. Do të jenë shumë të vështira por jemi maksimalisht të përqëndruar sepse e dimë rëndësinë e tyre ‘’, ishin këto fjalët e 51 vjeçarit nga Doha.  

Sigurisht që kuq e blutë kanë patur një periudhë jo të lehtë referuar Champions Leagues, situata të cilat konsiderohen normale në futboll dhe ekipi i formuar nga ‘’ El Lucho ‘’ po tregon se në momente kyçe është i aftë të bëjë diferencën, si në Francë ashtu edhe në kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy