U largua nga Skënderbeu 4 vite më parë, Agim Zeka transferohet në Kosovë

U largua nga Skënderbeu 4 vite më parë, Agim Zeka transferohet në Kosovë

Agim Zeka është lojtari më i ri i Dritës. Klubi kosovar, nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar se ka firmosur për dy sezone me sulmuesin shqiptar.

Katër vite më parë, Zeka u largua nga Skënderbeu, duke u transferuar te Lille në Francë për 300 mijë euro, por pa mundur të lërë gjurmë aty.

Pas kësaj ai provoi aventura edhe me Leixoes e Varzim në Portugali, me Mouscron në Belgjikë dhe së fundmi më Austrinë e Vienës.

Tashmë 22-vjeçari do të provojë një eksperiencë në kampionatin kosovar të futbollit, ku shpreson të lërë shenja dhe të provojë përsëri një aventurë jashtë, në një kampionat të rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy