Barcelona dhe City garë për Moleiron

Barcelona dhe City garë për Moleiron

 Prej kohësh është kuptuar se duelet e gjigandëve gjithmonë do të jenë prezente në botën e futbollit.

Talentët sa vinë e shtohen dhe natyrisht ekipet e njohura i vihen pas për të pasuruar organikën dhe të rriten në çdo aspekt.

Alberto Moleiro i Las Palmas po bën bujë në Segunda Division dhe Barcelona me Manchester City, Arsenali dhe Milani kanë ndezur motorrët për 18 vjeçarin. Mesfushori spanjoll është shprehur mbi interesin e tyre duke deklaruar :

“ Preferoj ekipet dominante në aspektin e zotërimit të topit por mund të adaptohem shumë shpejt edhe në situata të kundërta . Ndonjëherë e kam të vështirë ta besoj  interesin e klubeve me emër por duhet të theksoj se me kalimin e kohës mund ti arrish objektivat . Do të vijoj me përkushtimin maksimal dhe shpresoj se gjërat do të vinë duke u përmirësuar ‘’,  ishin këto fjalët e Moleiros. 

Nëse i referohemi ‘’ Los Cules ‘’ , ideja e drejtuesve është një ofertë rreth 10 milionë euro e cila mund të shënojë rritje me kalimin e kohës për arsye se bëhet fjalë për një lojtar tejet cilësor dhe ekipi nga Ishujt Kanarie ka mbetur i kënaqur me ofertën e kuq e bluve.

Sigurisht është akoma herët sepse pretendentët janë cilësorë dhe historia mund të ndryshojë nga momenti në moment gjatë merkatos vijuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy