
Ish-futbollisti Ermal Tahiri, duke folur për fitoren 3-0 të Tiranës ndaj Teutës në gjysmëfinalen e Kupës, u shpreh se bardheblutë treguan vlerësim maksimal për kompeticionin, duke ju referuar këtu lojtarëve të hedhur në fushë.
Sipas tij, Teuta ia bëri më të lehtë kryeqytetasve, për shkak se pas golit të parë të pësuar, u hapën dhe u shpërbënë në fushë.
Anën psikologjike të fitoreve të fundit, Tirana e tregoi edhe sot në Kupë. Unë prisja një rotacion më të plotë te Tirana, edhe me këto lojtarët që ka, duke pasur parasysh që ka kampionatin përpara. Kjo tregoi një vlerësim maksimal për Kupën. Teuta ia bëri më të lehtë, pas golit të parë u shpërbënë. Gabimin e parë e tregoi edhe Martini, që doli për pozicion jashtë loje.
Mesfusha e Tiranës ishte në formën më të mirë. Te bardheblutë menduan si të markojnë Kallakun, sepse aty është loja e Teutës. Ndërsa durrsakët nuk menduan si të markojnë lojtarët e Tiranës. Ndoshta e morën me vrull dhe kryeqytetasit ia dolën.



