Starova: Vllaznia e pafuqishme në sulm, por e meritoi Kupën

Starova: Vllaznia e pafuqishme në sulm, por e meritoi Kupën

Sulejman Starova, e quan të merituar fitoren e Vllaznisë në finalen e Kupës ndaj Laçit.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova, deklaroi se ishte një ndeshje e bukur, ku në pjesën e të dyja skuadrat ishin të barabarta me lojë, ndërsa në të dytën, shkodranët ishin të pafuqishëm në sulm.

Ishte një fitore e merituar ajo e Vllaznisë, por ishte një ndeshje shumë e mirë nga të dyja ekipet. Në pjesën e dytë, ra ritmi. Në pjesën e parë, ndeshja ishte shumë e luftuar. Dy golat e parë të sfidës, ishin edhe nga gabime të mbrojtësve. Ishte një ndeshje shumë e mirë e Kyrmit dhe e Gurishtës.

Laçi me sigurimin e Europës, është pak më ndryshe. Nuk mjafton që të luash më mirë se kundërshtari, sepse ajo gjuajtje e Adilit përfundoi në rrjetë, portieri mund të kishte reaguar më mirë.

Pjesa e parë ishte e barabartë me lojë. Në pjesën e dytë, Vllazninë e pashë të pafuqishme në sulm dhe vetëm me një gol si i Adilit mund të shënonin. Ky është një trofe shumë i rëndësishëm, por shpëtim i sezonit do thoja nëse e siguronin Europën nga kampionati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy