
Paraqitjet e shkëlqyera në sezonin aktual me Bayer Leverkusenin e kanë shtuar interesin e ekipeve me emër për ta transferuar Florian Wirtz.
Mesfushori po spikat me ‘’ Aspirinat ‘’ , skuadër e cila ka ndryshuar ndjeshëm me Xabi Alonson në stol.
Gjermanët vijojnë të kryesojnë në Bundesligë dhe gjithashtu në Europa League në grupin H me pikë të plota , pas tre sfidave.
Për 20 vjeçarin një ndër pretendetët i cili vijon të shpresojë është Liverpooli, skuadër e distancuar nga titujt në vitet e fundit .
Tekniku Jurgen Klopp ka mbetur i mahnitur nga performancat e Florian Wirtz por ‘’ The Redsat ‘’ s’do ta kenë edhe aq të lehtë sepse pritet një garë shumë e ashpër për nxënësin e ish mesfushorit të anglezëve gjatë merkatos.
Nëse i referohemi statistikave, fjalët janë të tepërta për këtë lojtar por paraprakisht duhet theksuar se Bayer Leverkuseni pretendon jo më pak se 100 milionë euro për largimin e tij nga ‘’ BayArena ’’.
6 gola dhe 9 asiste në 15 sfida, të shoqëruara nga një lojë impresionuese flasin për një lojtar cilësor, i preferuar nga një ndër trainerët më të mirë në botë.



