Prioritetet e Barcelonës për sulmin

Prioritetet e Barcelonës për sulmin

Mungesa e finalizimit ka rezultuar një faktor shqetësues për Xavi Hernandez në këto kohë dhe objektivi i spanjollit është ti japë fund këtij problemi në janar .

Barcelona është shëndërruar në një ekip krejtësisht normal , gjë që s’ndodhte prej shumë vitesh dhe  41 vjecari nuk do të dorëzohet deri sa në rikthimin e buzëqeshjes për djemtë e tij  .  Gjysëmfinalja e Superkupës së Spanjës në muajin janar kundër Real Madridit është një ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për katalanasit dhe Xavi Hernandez kërkon të jetë i përgatitur për tu përballur në mënyrën e duhur me rivalët e përjetshëm   .

Pavarësisht se disa lojtarë me emër mbeten në listën e ‘’ Los Cules ‘’ si Raheem Sterling  , Alexis Sanchez apo Martial ,  Ferran Torres dhe Cavani janë të preferuarit e ish mesfushorit për ofensivën.  Eksperienca e tyre konsiderohet qershia mbi tortë për një Barcelonë që pretendon rikthimin e shpejtë në elitë dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘  spanjolli mbetet prioriteti absolut dhe ‘’ El Matador ‘’ mund të rezultojë një  ndihmë e madhe në metrat e fundit .

Në këtë situata , Barcelonës i nevojiten dy gjëra të rëndësishme për të arritur objektivat . E para është marrja e vendimeve sa më shpejt për të mos humbur kohë dhe së dyti Xavi Hernandez do të ketë detyrën e vështirë për ti krijuar komoditetin e nevojshëm në skemat e tij.

Pavarësisht se problematikat janë shumë të theksuara tek Barcelona , lojtarë të këtij niveli janë një shpresë absolute për ti rikthyer kuq e blutë tek sukseset  . Rikuperimi i vlerave të humbura imponon ndërhyrjen inmediate në merkato duke hedhur çdo hap me shumë kujdes  dhe kështu të evitohen gabimet e mundshme gjatë kësaj periudhe .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy