
Refuzimi i rinovimit të kontratës nga Paulo Dybala ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe tek Juventusi por argjentinasi tashmë e ka marrë vendimin dhe do ti japë fund eksperiencës me torinezët në këtë sezon.
30 qershori është shumë afër dhe ‘’ La Joya ‘’ po përgatitet për një aventurë ndryshe pas shtatë viteve në Torino të cilat i ka shoqëruar me shumë trofe kolektivë .
Pas Barcelonës , Atletico Madridit dhe Interit , Paris St Germain përsëri e ka kthyer kokën nga sulmuesi i cili në të kaluarën jo vetëm që fitoi tituj të rëndësishëm por u shëndërrua në rekordmen me 9 Scudetto rradhazi.
‘’ Les Pariziens ‘’ kanë shumë shpresë se mund ta transferojnë 28 vjeçarin në ‘’ Parque de Prince ‘’ , aty ku e pret një ekip yjesh me objektivin e fitimit të Champions Leagues .
Francezët në këtë histori do ta kenë të vështirë sepse ekipet e lartpërmendura do të vijojnë me të njëjtin intensitet negociatat me yllin e kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’ i cili sidomos në dy sezonet e fundit ka patur një rënie të theksuar rendimenti , fakt që ka shqetësuar fillmisht Massimiliano Allegrin e më pas ka ndikuar në vendimarrjen e ishit të Palermos për të mos vijuar mbrojtjen e ngjyrave bardh e zi .
Kuq e blutë s’mundet kurrsesi të mjaftohen vetëm me fitimin e Ligue 1 dhe do të tentojnë përsëri ta shtrijnë protagonizmin në Champions League duke patur mbështetjen e padiskutueshme të Nasser Al Khelaifit i cili ka dhënë gjithçka për këtë klub por objektivi primar vijon ti lërë në pritje kryeqytetasit.



